Basketboll

Vëllaznimi konfirmon lajmin e AsistitOnline, zyrtarizon në krye të ekipit Krsticin

Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i Vëllaznimit e ka zyrtarizuar trajnerin e ri për ekipin.

Në fakt, ashtu siç raportoi mbrëmë AsistiOnline.com ekskluzivisht, ashtu edhe ndodhi me kroatin Vladimir Krstic që sonte u prezantua tek gjakovarët.

”KB Vëllaznimi ka kënaqësinë të prezantojë trajnerin e ri, një nga ikonat e basketbollit kroat, ish-playmakerin e njohur Vladimir Krstic.
Eksperienca e fundit si trajner e Krstic ishte te Gorica në elitën e basketbollit kroat. Më parë ai ka drejtuar klubin e Furnirit, gjithashtu në elitën kroate, si dhe ka qenë dy vite asistent i Kombëtares së Kroacisë në basketboll duke marrë pjesë në ngjarjet e mëdha të basketbollit si dhe duke udhëhequr top lojtarë kroat, përfshirë edhe ata që janë në NBA. Vladimir Krstic në “Shani Nushi” do të gjejë dashurinë e qytetit tonë që jeton për basketboll, ku na presin shumë momente të bukura të triumfit”, shkruan njoftimi i klubit gjakovar.

Vëllaznimi deri para pak ditësh u drejtua nga kroati tjetër Neven Plantak, por rezultatet e dobëta në xhirot e fundit bënë që palët të ndërprejnë bashkëpunimin. /AsistiOnline.com/ 

 

Ekskluzive: Vëllaznimi afër marrëveshjes me trajnerin kroat, Vladimir Krstic

Komentet janë të mbyllura.