Basketboll

Ekskluzive: Neven Plantak rikthehet në basketbollin kosovar, por kësaj rradhe te femrat

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i mirënjohur kroat, Neven Plantak po rikthehet në basketbollin kosovar.

Megjithatë jo te meshkujt, kësaj rradhe trajneri me përvojë do ta testojë veten te femrat duke drejtuar ekipin e inkuadruar sivjet në Superligë, KBF Peja 03.

Arritjen e marrëveshjen me Plantakun e ka konfimuar kryetari i klubit, Endrit Basha i cili ka thënë se marrëveshja me të pritet të jetë afatgjate, diku rreth një sezon e gjysmë, pra parashikohet të jetë pjesë e klubit edhe sezonin tjetër.

Basha poashtu ka theksuar se synimet e KBF Peja 03 janë që klubi në vitin e ardhshëm të luajë jashtë Kosovës.

Plantak është një trajner me përvojë të madhe dhe ka suksese të shumta e ai që vlen të ceket për ne në Kosovë, është fakti se titullin e fundit të kampionit të Kosovës në histori të klubit, Trepça e meshkujve e ka fituar pikërisht me në krye Plantakun si trajner.

Tekniku kroat në të kaluarën ka drejtuar edhe ekipin e madh kroat, Zara dhe disa të tjera nga ky shtet, derisa në Kosovë, përpos Trepçës ka qenë edhe te Rahoveci dhe në Shqipëri ka drejtuar Vllazninë e Shkodrës.

Pla/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.