Basketboll

Kwame Vaughn rikthehet në basketbollin kosovar, nënshkruan me Pejën

Prishtinë(AsistiOnline) – Peja e ka prezantuar sot transferin e rradhës të huaj për ekipin.

Klubi verdhezi ka njoftuar nëpërmjet faqes zyrtare se ka siguruar shërbimet e amerikanit, Kwame Vaugn.

Lojtari i cili luan në pozitat 2/3 është emër i njohur për basketbollin kosovar pasi në të kaluarën është paraqitur me Proton Cable Prizrenin.

Në edicionin e kaluar, Vaughn është paraqitur me ekipin e njohur nga Kazakistani, Astana me të cilët në 16 ndeshje ka luajtur me 14.2 pikë, 2.4 asiste e 2.3 kërcime për ndeshje.

33 vjeçari ka një karrierë të pasur si lojtar pasi ka luajtur me skuadra si: ASVEL (Francë), Zara (Kroaci), Partizan (Beograd), Antwerp (Belgjikë), Ironi Nahariya e Maccabi Haifa (Izrael), Ploiesti (Rumani) etj.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.