Basketboll

Edon Maxhuni e nisi stinorin me një lëndim, por rikthehet shpejtë në aksion

Prishtinë(AsistiOnline) – Një prej basketbollistëve më të dalluar nga shqiptarët në botë, Edon Maxhuni e ka nisur pa fat stinorin e ri në basketbollin francez.

Lojtari i Strasbourgut është lënduar në ndeshjen e dytë të stinorit kundër gjigantit francez që luan në Euroligë – Monaco, duke lënduar gjurin e këmbës e që fatmirësisht nuk është serioze, porse i duhet pushim dhe jo ngarkesë.

Gjatë së dielës ai ka qenë në formacionin e Strasbourgut ndaj Gravelines Dunkerque, por që nuk u aktivizua fare nga trajneri, për të mos e rrezikuar për ndeshjet e tjera, përndryshe Edoni tash po stërvitet rregullisht dhe shumë shpejtë pritet të jetë pjesë e rëndësishme e planeve të trajnerit të Strasbourgut.

AsistiOnline.com ka mësuar se Edoni është propozuar edhe për të bartur shiritin e kapitenit te skuadra e Strasbourg dhe kjo tregon faktin se sa ai respektohet në këtë skuadër, megjithatë si profesionist e djalosh i vërtetë, Edoni ia ka liruar rrugën për një gjë të tillë veteranit kroat, Filip Kruslin.

Edhe në stinorin e kaluar Edoni ishte pjesë e basketbollit francez, por që u paraqit me skuadrën tjetër, Le Portel, duke luajtur me mesatare prej 10.8 pikë, 3.8 asiste e 1.3 kërcime në 28 ndeshje.

Prej vitesh Edoni paraqitet rregullisht edhe me Kombëtaren e Finlandës, aty edhe ku ka lindur dhe është rritur e zhvilluar si lojtar. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.