Basketboll

BUCKS KALOJNË EDHE PENGESËN E RADHËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Milwaukee Bucks e kanë arritur edhe fitoren e 26 sezonale, sivjet në NBA.

Në krye me grekun, Giannis Antetokounmpo që realizoi shifrat magjike në basketboll, triple-double(22pk, 11krc, 10ast), Bucks triumfuan bindshëm ndaj New York Knicks, 102-123.

Tek Knicks s’mjaftuan për fitore, Randle me 20 pikë e Knox me 19 sosh.

NY tash kanë plotë 23 humbje dhe vetëm 7 fitore. Ndërsa, Milwaukee sivjet kanë vetëm 4 disfata, karshi 26 fitoreve.

Komentet janë të mbyllura.