Basketboll

NDAJ RAHOVECIT TREPÇA LUAN ME NJË FORCË SHTESË NË SKUADËR  

Prishtinë (AsistiOnline.com) – Sezonin pranveror në Superligë Trepça e ka filluar vetëm me Alante Fenner si përforcim por nesër Minatorët do te kenë në dispozicion edhe një forcë shtesë, merr vesh ekskluzivisht AsistiOnline.com.

Gjithmonë sipas burimeve të AsistiOnline.com nesër në 12-tshe për duelin e vlefshëm për xhiron 22 të Superligës ndaj Rahovecit do të jetë edhe përforcimi më i ri i mitrovicasëve, amerikani, Joe Burton, i cili sonte ka mbërritur në Mitrovicë.

Trepça – Rahoveci zhvillohet nesër nga ora 19:00 dhe do të transmetohet direkt në Platformën Artmotion./AsistiOnline.com.

Komentet janë të mbyllura.