Basketboll

KAPITENI I FERONIKELIT: BESOJMË NË BEFASI, MUND TA FITOJMË KUPËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Kapiteni i skuadrës së Feronikelit, Valdet Shala është shprehur tejet optimist për sfidën e parë të “FINAL 8” të Kupës së Kosovës, që ekipi i tij e luan sonte kundër Bashkimit.

Në një prononcim për AsistiOnline.com, kapiteni i drenicasve, ka folur në lidhje me përgatitjet dhe synimet që ka skuadra e tij, para nisjes së këtij turneu, që Feronikelit mëton edhe ta fitojë.

“Unë mendoj se jemi shumë të përgatitur për “FINAL 8”, pasiqë kemi punuar shumë dhe mendoj që është pa rezultati në lojën kundër Pejës dhe Prishtinës. Synimi im dhe i gjithë ekipës është që ta fitojmë Kupën e Kosovës. Edhe pse të gjitha ekipet që janë në garë e synojnë Kupën këtë vit, unë mendoj që me përforcimet e reja që kanë ardhur tash në janar, kemi kualitet dhe e kemi dëshirën më të madhe për të treguar një lojë shumë të mirë dhe për ta fituar Kupën e Kosovës”, tha Shala.

Feronikeli sonte zhvillon ndeshjen e parë në kuadër të “FINAL 8” për Kupën e Kosovës, kundër Bashkimit. Ndeshja nisë në ora 16:30 dhe transmetohet në Platformën më atraktive dhe ekskluzive në vendin tonë “Art Motion”.

Komentet janë të mbyllura.