Basketboll

BUDDY HIELD FITON GARËN SPEKTAKOLARE PËR TRE PIKË NË ALL STAR

Prishtinë(AsistiOnline) – Garë spektakolare për tre pikë, e ka përshkuar mbrëmjen e djeshme në NBA All Star.

Me fundorin e Sacramento Kings, Buddy Hield që ka triumfuar në finale duke mposhtur, Devin Booker të Phoenix Suns.

Duncan Robinson, Joe Harris, Davis Bertans, Trae Young, Devonte Graham, Zach Lavine, Buddy Hield, Damien Lillard e Devin Booker ishin pjesëmarrës në këtë garë, që në fund doli me fat për Hieldin e Kings.

Fillimisht Devin Booker shënoi 26 pikë nga gjuajtjet për tri pikë në finale, ndërsa në fund Hield arriti ta përmbysë duke shënuar një pikë më shumë për ta fituar këtë trofe.

https://m.youtube.com/watch?feature=emb_title&v=YfNKlVuRhFk

 

 

Komentet janë të mbyllura.