DACI ME REKORD PIKËSH, SHPËTON BASHKIMIN NGA TURPËRIMI
Prishtin(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit nëpër “vrimën” e gjilpërës ka arritur fitore sonte ndaj Vëllaznimit, ndeshje kjo në kuadër të elitës së baskebollit kosovar femëror.
Vashat prizrenase kanë mposhtur sonte në udhëtim me shumë telashe, vendin e fundit në tabelë, Vëllaznimin e Gjakovës me rezultatin, 74-89.
Në fakt vashat gjakovare në shumicën e kohës e kishin rezultatin në favor të vetin, por Bashkimi i Prizrenit falë veteranes, Saranda Daci që performoi fenomenal sonte, fillimisht kah fundi i çerekut të tretë e morri avantazhin dhe në periodën e fundit e ruajti atë, për fitore tepër të vlefshme.
Saranda Daci me double-double senzacional, 57 pikë, 18 kërcime, si 3 asiste, 3 vjedhje topash dhe 4 bllokada u dallua në fitoren me probleme te Bashkimi sonte. Ndërsa pikë dyshifrore arriti edhe Vlera Vraniqi me 14 sosh.
Tek Vëllaznimi u dalluan, amerikania Aisha Kaid me 29 pikë, Rina Hoda shënoi 15 pikë dhe Mirlinda Daku kishte 12 sosh.
Bashkimi arriti fitoren e 13 sezonale sonte, karshi 1 disfate, duke mbetur në pozitën e parë. Ndërsa, Vëllaznimi pësoi disfatën e 13, karshi vetëm 1 fitoreje.
Komentet janë të mbyllura.