Basketboll

YLLI ENDE I KONSOLIDUAR, PO E VËZHGON SITUATËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas gjendjes alarmante të krijuar në të gjithë botën por edhe në vendin tonë me përhapjen e pandemisë – Koronavirus, çdo aktivitet sportiv ashtu edhe basketbolli me vendim të Qeverisë së Kosovës janë ndërprerë.

AsistiOnline.com është interesuar tek klubet kosovare, se si janë duke vepruar ato pas kësaj situate të jashtëzakonshme të krijuar dhe ndër të parat ekipe që i janë përgjigjur këtij interesimi ishte ekipi i Yllit.

Zyrtarët e skuadrës therandase i kanë thënë AsistitOnline.com, se skuadra e Yllit ende është e kompletuar me roster dhe se po e vëzhgon situatën edhe për një kohë të caktuar, por nëse ajo nuk përmirësohet sigurisht që do ju japin leje lojtarëve që të largohen drejt shtëpive të tyre.

AsistiOnline.com do t’ju informojë edhe për masat e klubeve të tjera, pas gjendjes së jashtëzakonshme e cila po mbretëron në vendin tonë, por edhe në mbarë botën nga pandemia – KoronaVirus.

Komentet janë të mbyllura.