PONTE PRIZRENI E LIPJANI NË IZOLIM – POR ENDE ME ROSTERE TË PLOTA
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas gjendjes alarmante të krijuar në të gjithë botën por edhe në vendin tonë me përhapjen e pandemisë – Koronavirus, çdo aktivitet sportiv ashtu edhe basketbolli me vendim të Qeverisë së Kosovës janë ndërprerë.
AsistiOnline.com është interesuar tek klubet kosovare, se si janë duke vepruar ato pas kësaj situate të jashtëzakonshme të krijuar dhe ekipet e radhës të cilat janë prononcuar në lidhje me situatën në të cilën gjenden, janë Ponte Prizreni e Lipjani.
Zyrtarët e të dyja skuadrave(Ponte Prizrenit e Lipjanit) i kanë thënë AsistitOnline.com, se stërvitjet i kanë pezulluar, porse lojtarët e huaj po vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovës dhe nëse situata nuk përmirësohet, sigurisht që do ju japin leje lojtarëve që të largohen drejt shtëpive të tyre, sepse shëndeti i çdo njeriu është në rend të parë.
AsistiOnline.com do t’ju informojë edhe për masat e klubeve të tjera, pas gjendjes së jashtëzakonshme e cila po mbretëron në vendin tonë, por edhe në mbarë botën nga pandemia – KoronaVirus.
Komentet janë të mbyllura.