Basketboll

KAPITENI I KOSOVËS NË 3×3 – FLET NGA KARANTINA SHTËPIAKE

(VIDEO + LAJM) Basketbollisti i Kosovës në 3x3 beson se populli i Kosovës do ta kalojë këtë sfidë...

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës në 3X3, Altin Sahiti është futur në karantinë shtëpiake, pas shpalljes së gjendjes emergjente nga pandemia COVID-19(Coronavirus) dhe pezullimit të aktiviteteve sportive në vendin tonë.

AsistiOnline.com që si zakonisht është në kontakte të vazhdueshme me basketbollistët kosovarë dhe kësaj radhe po bisedon me ta për mënyrën se si po e kalojnë kohën në karantinë, foli edhe me Altin Sahitin i cili tregoi për mënyrën se si po e trajton veten në këto ditë dhe uroi popullin e Kosovës që të jenë mirë me shëndet dhe të ruhen sa më shumë, duke qëndruar në shtëpi.

‘Përshëndetje, Unë jam Altin Sahiti – Kapiten i Përfaqësueses së Kosovës 3×3 në Streetball, po shpresoj që kjo video është duke ju gjetur juve mirë, krejt familjet e juaja dhe krejt adhuruesit e ASISTIT dhe të basketbollit kudo që janë. Koha ime në karantinë, pjesa ma e madhe po kalohet duke punuar, pasiqë unë punoj për një kompani që ofron shërbime financiare. Pjesën tjetër po mundohem ta kaloj me fëmijët e mi dhe me ndonjë aktivitet fizik ku po mundem. Ju kisha lutur dhe ju kisha preferuar që me ndejtë dhe me rujt njëri tjetrin, sepse duke e ruajt njëri tjetrin, mundemi sado kudo me kufizu shtrirjen e Coronavirusir në territorin e Kosovës dhe ju kisha preferuar për të mbajtur dijetë të gjithë basketbollistave, pasiqë sezoni si duket ka perfunduar dhe na pret një sezon shumë i ngjeshur i Streetballit dhe ka me qenë me i miri ndonjëherë. Kështuqë bëhuni gati dhe përcjelleni Asistin”, tha Sahiti.

Komentet janë të mbyllura.