Basketboll

PARKETET PO BËHEN GATI PËR RIFILLIMIN E SEZONIT NË ORLANDO

Prishtinë(AsistiOnline) – Kur kanë mbetur edhe më pak se një muaj deri në rifillimin e sezonit në NBA, mikëpritësit nga Orlando e Floridas, janë duke i bërë përgatitjet finale për ti pritur 22 ekipet që do të garojnë për përfundimin e stinorit, shkruan AsistiOnline.com
 
Përkundër që disa lojtarë në skuadrat e NBA-së, kanë rezultuar pozitivë me pandeminë COVID-19, drejtuesit e ligës janë të vendosur që stinori të rifillojë dhe ta qojnë atë deri në fund.
 
NBA ka dërguar një manual për çdo lojtar veç e veç, duke ju shpjeguar se si do të jetë jeta në kompleksin luksoz, ”Walt Disney World” atje ku do të vazhdojë stinori i pezulluar që nga marsi.
 
Kompleksi luksoz në Orlando të Floridas, ”Walt Disney World”, është përgatitur dhe po vazhdon që ti rregullojë detajet e fundit, para rinisjes së stinorit në NBA. Në këtë kompleks janë duke u bërë gati sallat e ndeshjeve dhe përpos tyre, tashmë janë duke u kompletuar edhe sallat e stërvitjeve dhe gjërat e tjera elementare që ju duhen ekipeve.

 

Në këtë kompleks, do të luhet në tre salla, disa ditë do të ketë deri në shtatë ndeshje në program, dhe skuadrat do të luajnë gjithsej tetë ndeshje para play-off-it.

Në kompleksin në fjalë dhe në hotelet ku do të qëndrojnë ekipet, përveç ndeshjeve lojtarët dhe stafet e ekipeve, mund edhe të relaksohen në ditët kur janë më të lirë në mënyrë që të lirohet nga presionet e zakonshme gjatë ndeshjeve dhe të gjitha këto do të jenë në dispozicion të tyre për ti shfrytëzuar ato.

Faza përgatitore e ekipeve do të nisë që nga 7 korriku e deri më 29 të po këtij muaji, ndërsa ndeshjet e para zyrtare do të nisin më 30 korrik e të cilat sa i përket Kosovës, mund ti ndiqni direkt në Platformën më atraktive dhe më ekskluzive në vendin tonë, Art Motion.

NBA do rinisë më 30 korrik me ndeshjen, në mes të New Orleans Pelicans dhe Utah Jazz(00.30 Central European Time) dhe super-derbi i LA, ndërmjet Los Angeles Clippers e LA Lakers që pritet të jetë i jashtëzakonshëm(03.00).

Shtatë më të mirat do të sigurojnë një vend në play-off, ndërsa i ashtuquajturi turneu i play-in do të luhet për pozitën e tetë, nëse diferenca midis vendit të tetë dhe të nëntë është më pak se katër fitore.

Ekipet që do jenë pjesë e rifillimit nga Konferenca Lindore:

Milwaukee
Toronto
Boston
Miami
Indiana
Philadelphia
Brooklyn
Orlando
Washington

Konferenca Perëndimore:

LA Lakers
LA Clippers
Denver
Utah
Oklahoma
Houston
Dallas
Memphis
Portland
New Orleans
Sacramento
San Antonio
Phoenix Suns.

 

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.