Basketboll

PANGOS LARGOHET NGA BARCELONA

Prishtinë(AsistiOnline) – Pllejmejkeri Kevin Pangos sot edhe zyrtarisht ndau rrugët me Barcelonën pas përfundimit të kontratës dy vjeçare dhe tani fundori kanadez është gati për sfidën tjetër në karrierën e tij.

Sipas mediumeve ruse, Pangos është afër nënshkrimit të një marrëveshje dy vjeçare me Zenit Shën Petersburg që garon poashtu në Euroligë.

Pangos ka marrë shumë oferta të larta financiare nga klubet e Euroligës përfshirë Panathinaikos, Crvena Zvezda dhe Valencia, por deri më tani thuhet asnjë ekip tjetër nuk mund të mposhtë ofertën e Zenitit.

Pangos e kaloi jasht parketit pjesën më të madhe të sezonit 2019-20 për shkak të një dëmtimi në këmbë, ndërsa në vitin e tij të parë me Barcelonën ai kishte mesatarisht 7 pikë dhe 3.2 asistime në 35 ndeshjet e Euroligës. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.