Basketboll

JAMES THOTË SE NUK DO BARTË FANELLË ME MESAZHE SOCIALE

Prishtinë(AsistiOnline) – Super-ylli i L.A Lakers dhe NBA-së, LeBron James ka vendosur të bartë emrin e tij dhe të mos shkojë me një mesazh të drejtësisë sociale në pjesën e pasme të fanellës së tij, gjatë rifillimit të stinorit.

Shumica e lojtarëve të NBA kanë zgjedhur të përdorin mundësinë për të bartur një mesazh të drejtësisë sociale në pjesën e pasme të fanellave të tyre në vazhdimin e stinorit në Orlando, por që si duket njësoj nuk do të veprojë edhe ‘kingu’ James.

Unë në fakt nuk shkova me një deklaratë në anën e pasme të fanellës sime. Nuk ishte mosrespektim i listës që u është shpërndarë të gjithë lojtarëve. Unë e lavdëroj këdo që vendos të vendos diçka në pjesën e prapme të fanellës së tyre. Eshtë thjeshtë diçka që në të vërtetë nuk rezononte seriozisht me misionin tim apo me qëllimin tim“, tha James në konferencë virtuale me gazetarët.

James gjithashtu përmendi që do të dëshironte të ishte pjesë e procesit në marrjen e mesazheve sociale të disponueshme pasi kishte disa ide:

Do të kisha dashur të kisha një fjalë të tillë për atë që do të kishte vazhduar në fanellën time. Kam pasur në mendje disa gjëra, por nuk isha pjesë e këtij procesi, i cili është në rregull. Jam absolutisht në rregull me këtë. … Nuk kam nevojë të kem diçka në pjesën e prapme të fanellës time që njerëzit ta kuptojnë misionin tim ose të di se për çfarë jam dhe çfarë dua të bëj”, tha krejt në fund James.

Komentet janë të mbyllura.