Basketboll

SUNS DHE PACERS, EKIPET E VETME PA HUMBJE NË RIFILLIMIN E NBA-SË

Prishtinë(AsistiOnline) – Janë bërë 6 ditë që nga rifillimi i garave të NBA-së, në të ashtuquajturën ”flluska” në Orlando të Floridas, atje ku po zhvillohet kjo pjesë finale e stinorit të ligës më të fortë të basketbollit në botë.

Në këtë pjesë finale të stinorit të rregullt, shumica e skuadrave kanë zhvilluar nga tre ndeshje dhe tashmë e kanë parë formën në të cilën gjenden para nisjes së play off’it.

Pas ndeshjeve të zhvilluara në 6 ditët e kaluara, me ç’rast gati të gjitha nga 22 skuadrat kanë zhvilluar nga 3 ndeshje. Dy skuadra nga të dyja Konferencat, aktualisht janë ekipet e vetme pa humbje në bubble – ”fluskën” në Orlando, që prej kur ka rifilluar NBA, pas pauzës së detyruar gati 5 mujore. Konferenca Lindore(East) – Indiana Pacers, si dhe Konferenca Perëndimore(West) – Phoenix Suns.

_________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Indiana deri tani ka mposhtur Philadelphian(127-121), Washingtonin(100-111), si dhe mbrëmë ka mposhtur Orlandon(120-109), duke ju afruar sigurimit të fazës së play off’it. Deri më tani Pacers gjenden në pozitën e 5-të me 42 fitore dhe 26 humbje dhe janë afër sigurimit të play off’it.

Në vazhdim ju sjellim ecurinë e skuadrave nga Konferenca Lindore, duke renditur skuadrat në bazë të fitoreve që kanë arritur për këto tre xhiro:

Indiana Pacers: 3 ndeshje dhe 3 fitore.

Toronto, Miami, Brooklyn, si dhe Orlando, kanë arritur nga 2 fitore.

Ekipet si, Milwaukee, Boston dhe Philadelphia, kanë arritur nga një fitore.

Përderisa ekipi i vetëm që në këtë Konferencë janë pa fitore dhe kanë pësuar tre disfata janë, Washington Wizards.

 

———————————————————————————————————————————————————————————————————-

Kalojmë tek Konferenca Perëndimore, ku edhe këtu vetëm një ekip ka bilanc pozitiv të 100%.

Phoenix janë dy skuadra e vetme e pamposhtur në Perëndim, pasi kanë triumfuar ndaj Uashingtonit me rezultat të thellë(112-125), ndërsa dy skuadrat e forta të Perendimit, Dallasin dhe mbrëmë Clippersat i ka mposhtur me rezultat të ngushtë dhe identik, 117-115. Deri më tani në tërësi, Suns gjenden në pozitën e 12-të me 29 fitore dhe 39 humbje, duke ndjekur mundësitë për një vend që dërgon në play-off.

Në vazhdim ju sjellim ecurinë e skuadrave nga Konferenca Perëndimore, duke renditur skuadrat në bazë të fitoreve që kanë arritur për këto tre xhiro:

Phoenix Suns: 3 ndeshje dhe 3 fitore.

Lakers, Houston, Portland dhe San Antonio, kanë arritur nga 2 fitore.

Ekipet si, Clippers, Nuggets, Jazz, Thunder, Dallas dhe Pelicans, kanë arritur nga një fitore.

Përderisa ekipet e vetme në këtë Konferencë, që janë pa fitore dhe kanë pësuar nga tre disfata janë, Sacramento Kings dhe Memphis Grizzlies.

 

_________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Ekipet që deri më tani gjenden në zonën e Play Off’it nga Konferenca Lindore janë: Bucks, Magic, Heat, Pacers, Celtics, 76ers, Raptors, Nets.

Ekipet që deri më tani gjenden në zonën e Play Off’it nga Konferenca Perëndimore janë: Lakers, Grizzlies, Rockets, Jazz, Nuggets, Thunder, Clippers, Mavericks.

/AsistiOnline.com

 

 

Komentet janë të mbyllura.