ARBNOR RIFATI SËRISH NË KRYE TË PONTE PRIZRENIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Ponte Prizrenit para pak çastesh ka publikuar një postim të rëndësishëm në faqen zyrtare në Facebook.
Klubi simpatik nga Prizreni, ka njoftuar për vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin, Arbnor Rifati, por edhe ndihmësin e tij, Edin Kërveshi të cilët do ta drejtojnë ekipin prizrenas edhe për një stinor.
”Nga sot zyrtarishtë Arbnor Rifati do jetë në krye të shtabit teknik, një dilem që nuk do më të voglin diskutim, ngase në aspektin profesional dhe organizativ trajneri Rifati rënditet si një kontribues i madhë për ecurin e skuadrës nga themelimi deri sot. Nga kompetenca e trajnerit, bashkëpuntorë dhe këshilltari profesional do jetë sërish trajneri i njohur Edin Kërveshi i cili do jetë për të tretin sezon do drejtojë skuadrën së bashku me Rifatin. Ponte Prizreni dy trajnerëve ju dëshiron suksese dhe një sezon sa më produktiv për ekipin tonë”, thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.
Të kujtojmë se Ponte Prizreni është një nga dy skuadrat më aktive në merkaton e verës, duke rinovuar bashkëpunimin me shuimicën e lojtarëve kyçë nga edicioni i kaluar si: Urim Zenelaj, Blend Matoshi, Qëndrim Ajazaj, Mendrit Ademi, Ty Nichols , Leorit Morina, Ensar Muriqi, Endrit Shemsedini, Edison Krasniqi, dhe Jon Pirana.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.