Basketboll

BASHKIMI(F) SKUADRA E PARË KOSOVARE QË FILLON PËRGATITJET PËR EDICIONIN E RI

Prishtinë(AsistiOnline) – Në një mot të mirë dhe në ambient të jashtëm, skuadra e Bashkimit në konkurencën e femrave bëhet skuadra e parë kosovare që fillon përgatitjet për edicionin e ri.

Skuadra e Bashkimit që sivjet do të udhëhehqet nga tekniku pejan Fabian Gjuka, filloi stërvitjet për edicionin 2020/21 dhe prezente në stërvitjen e parë ishin shumica e lojtareve, përveç dy transferimeve të huaja, të cilat pritet të bashkohen me ekipin shumë shpejtë.

Skuadra prizrenase në ditët në vijim mund të përforcohet edhe me basketbolliste të tjera dhe deri më tani përpos vazhdimit të bashkëpunimit me lojtaret kyçe nga stinori i kaluar, vashat prizrenase janë përforcuar edhe me Marigona Rushitin, Diedona Halitajn, si dhe amerikanet, Le’Jzae Davidson e Jaleesa Avery.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.