Basketboll

BASKETBOLLI KOSOVAR RIKTHEHET NË ARTMOTION

Prishtinë(AsistiOnline) – Nga ky vikend ndeshjet e basketbollit kosovar do të transmetohen përsëri në Platformën më ekskluzive në Kosovë, Artmotion.

Federata e Basketbollit të Kosovës gjatë ditës së djeshme, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e Platformës, Artmotion që ndeshjet e basketbollit tonë të transmetohen përsëri në programet e kësaj platforme televizive.

Federata e Basketbollit e Kosovës ka hyrë në partneritet me një nga platformat më të mëdha dhe më të fuqishme të Kosovës për të qenë sa më afër audiencës dhe tifozëve të basketbollit të Kosovës, që në këto kohë të pandemisë nuk kanë mundur t’i ndjekin skuadrat e tyre të preferuara në palestër, për shkak të masave anti-Covid19.

Nga nesër(sot) e deri në fund të stinorit 2023-24 basketbolli i Kosovës do të transmetohet drejtpërdrejt në shumicën dërmuese të televizioneve kosovare që janë klientë të partnerëve mediatikë të federatës nga sot e tutje”, thotë njoftimi i lëshuar nga FBK-ja.

Pra nga tash e tutje, sidomos ndeshjet e Superligës që të gjitha mund ti ndiqni në Artmotion.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.