KRYENDESHJA E NATËS NË NBA, PËRCAKTOHET ME 2 PIKË DIFERENCË
Prishtinë(AsistiOnline) – Kryendeshja e natës në NBA, mes Milwaukee Bucks dhe Boston Celtics është përcaktuar me vetëm 2 pikë dallim.
Bucks të udhëhequr nga Middleton e Portis, mposhtën skuadrën e papërshtatshme të Celtics me rezultat shumë të ngushtë, 121-119.
Khris Middleton me double-double 27 pikë e 13 kërcime, ndihmuar nga Bobby Portis me 21 pikë, ishin dy individët më të dalluar në këtë fitore për Bucks.
Te Bostoni s’mjaftuan për fitore, Jaylen Brown me double-double, 24 pikë e 10 kërcime, por as Kemba Walker me 23 pikë.
Milwaukee gjenden në pozitën e dytë me 29 fitore e 14 humbje. Ndërsa, Celtics të 8-tit me 21 fitore e 23 disfata.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=N4QqHuF_8uM
Komentet janë të mbyllura.