Basketboll

DIKUR E MPOSHTE NË FINALE, SOT DEBUTON NË STOLIN E TYRE

Prishtinë(AsistiOnline) – Tekniku boshnjak, Adis Beciragic javën e kaluar u emërua në krye të shtabit teknik të skuadrës nga Theranda, Golden Eagle Ylli.

Por duhet kujtuar faktin, se dikur Beciragic ka luajtur kundër skuadrës së Yllit në finale të Kupës dhe ka arritur ta mposhtë me Pejën, duke fituar Kupën e Kosovës.

Më 15 shkurt të 2020-tës në ”Final Eight”-in e mbajtur në Rahovec, Peja nën-drejtimin e Adis Beciragicit e kishte mposhtur Yllin në finale me rezultat 79:64. Ndërsa sot, Beciragic debuton në stolin e verdhezinjëve nga Theranda si kryetrajner.

Skuadra e Golden Eagle Yllit sivjet nuk është bërë aspak ‘rehat’ me trajnerë, për faktin se ka ndërruar 3 sosh, duke nisur edicionin me Dragan Radovicin të cilin e shkarkoi, pastaj Fatih Gezerin por edhe ky e pati fatin e Radovicit dhe u shkarkua e tash Adis Beciragic që vije te therandasit për të kërkuar fitimin e titullit kampion.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.