DREJTORI SPORTIV I VËLLAZNIMIT, TREGON SE A DO TË INVESTOHET NË KLUB EDHE NË VITET E ARDHSHME
Në pyetjen se a do të investohet te Vëllaznimi sikurse sivjet edhe në edicionet e ardhshme, madje edhe nëse bien nga liga, Bakia u shpreh shumë optimist në këtë aspekt.
”Po dihet interesimi në KB Vëllaznim, sikurse nga bizneset ashtu edhe nga qytetarët për përkrahje financiare ka qenë i madh. Dhe ato rezultate po shihen, sepse jemi ”arrë” e fortë për çdo ekip. Me punën që kemi tregu mbështetja nga sponzorët nuk do të mungojë edhe nëse largohemi nga liga, kemi menduar për një organizim më afatgjatë. Ligji i sportit ka qene një plus i madh dhe ka pasur frytet edhe te ne, kështu që besoj se edhe në vitet e ardhshme përkrahja nuk do të mungojë dhe të vazhdojmë fuqishëm”, u shpreh Bakia.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.