NËNKRYETARI I TREPÇËS TREGON SI VENDOSI TI BASHKOHET KLUBIT DHE NË ÇFARË GJENDJE E MORËN
Në ASISTIN 444, dje ka qenë i ftuar nënkryetari i ri i klubit, Lindrit Misini i cili ka treguar se në çfarë gjendje e morën klubin me emrin e të cilit frymon Mitrovica.
”Kryetari i klubit, Vullnet Sefaja më mori në telefon dhe më tha: ”Lindrit klubi është duke u mbyllur e me u mbyll Trepça, Mitrovica mbetet pa asgjë e krejt Kosova e din që Mitrovica frymon me Trepçën”. E morëm klubin në gjendje shumë të vështirë, por u mobilizuam dhe punuam shumë, kemi bërë disa ndryshime, duke filluar nga trajneri, telashe kemi pasur edhe ne, kemi pruar lojtarë të dështuar, por edhe me emër, pas gjithë këtyre telasheve kemi krijuar një stabilitet, pas një kohe, ja ku jemi sot ku me një fitore stabilizohemi dhe sigurojmë së paku ”play out”-in e ndoshta edhe ”play off”-in”, tha numri dy i klubit mitrovicas.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.