RASHICA: KLUBI PO PUNON MAKSIMALISHT PËR KALIMIN E KËSAJ KRIZE
Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi më i trofeshëm në historinë e basketbollit të Kosovës, Sigal Prishtina sivjet po kalon nëpër formën më të dobët që nga themelimi.
Në lidhje me këtë problematikë në ASISTIN 444, ka folur zëvendës trajneri i ekipit, Andin Rashica duke potencuar se krerët e klubit po punojnë maksimalisht për kapërcimin e kësaj gjendje të vështirë.
”Për çdo gjë ekziston hera e parë dhe edhe për ne po ndodhin këto probleme. E kemi bërë ripërtritjen e skuadrës, jemi fokusu në gjeneratat e reja dhe jemi duke kaluar një tranzicion në klub e kjo po shihet që nuk është e lehtë. Presidenti dhe bordi ri, por edhe ne të tjerët e gjithë struktura e klubit jemi duke punuar maksimalisht për kalimin e kësaj krize. Jemi duke punur me të gjitha mundësitë që i kemi për të dalur nga ajo pjese e tabelës e në fund besoj që përvoja dhe eksperienca do ta bëjë të vetën”, tha zëvendës trajneri i Prishtinës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.