PENZA BARAZON SERINË, KAMPIONI PËRCAKTOHET NË PRIZREN
Prishtinë(AsistiOnline) – Penza e ka barazuar serinë finale në finale e Superligës së Femrave, duke mposhtur Bashkimin në ”Karagaçi”.
Vashat pejane kanë arritur të triumfojnë në shtëpi 72-58 në një ndeshje që ishte tepër interesante nga fillimi e deri në fund.
Penza e nisi më mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë 19-16, ndërsa çereku i dytë i takoi ekipit të Bashkimit 13-21 dhe vashat prizrenase shkuan në pushim me avantazh 32-37.
Në pjesën e dytë, Penza u tregua shumë më e koncentruar duke arritur ti fitojë dy periodat vendimtare të ndeshjes(21-13, 19-8) dhe të cilat i shërbyen për ta fituar ndeshjen.
Gabrielle Cooper me 23 pikë ishte enigmë e pazgjidhur për Bashkimin sonte, por u ndihmua edhe nga Valbona Bytyqi me 18 pikë e Arbnore Përçuku me 14 sosh.
Te Bashkimi s’mjaftuan për fitore: Aisha Balarabe me double-double(14pk, 14krc), si dhe Saranda Daci e Irma Konjusha me nga 12 pikë secila.
Kjo fitore e barazon serinë finale në Superligën e Femrave në 2-2 dhe tash kampioni përcakohet të enjtën në Prizren.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.