Basketboll

PLAY OFF I NBA-SË: KJO ËSHTË GJENDJA MOMENTALE E SKUADRAVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfundimi i stinorit të rregullt në NBA, është shumë fare pranë fundit me vetëm edhe 3 ditë të zhvillimit të ndeshjeve të mbetura.

Në Konferencën Lindore, gjashtë skuadra e kanë siguruar fazën direkte të ”play off”-it e katër të tjera do të luftojnë për një vend aty.

Philadelphia 76ers, Brooklyn Nets, Milwaukee Bucks, Atlanta Hawks, New York Knicks e Miami Heat, janë skuadrat që kanë siguruar fazën direkte. Ndërsa, Boston, Indiana, Charlotte kanë siguruar ”play in”-in, si dhe Wizards që po luftojnë me Bulls, për vendin e fundit që dërgon në ”play in”.

Në anën tjetër në Konferencën Perëndimore është situatë shumë më e paqartë me vetëm 4 ekipe që kanë siguruar fazën direkte të ”play off”-it: Utah Jazz, Phoenix Suns, LA Clippers e Denver Nuggets. Skuadrat si, Dallas Mavericks, Portland Trail Blazers e LA Lakers, po luftojnë për një pozitë direkte në ”play off”, por njëra nga to do t’ju bashkohet Memphisit, Golden State e San Antonios në ”play in”.

Vlen të ceket se ndeshjet e fazës ”play in”, do të luhen nga 18 deri më 21 maj, ndërsa faza e ”play off”-it pritet të nisë më 22 maj dhe të përfundojë më 22 korrik.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.