Basketboll

PAS 46 VITEVE HISTORI, YLLI FITOI TITULLIN E PARË TË KAMPIONIT TË KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Viti 2021 mund të llogaritet si me shumë fat për skuadrën kosovare të Golden Eagle Ylli që sivjet shkëlqeu.
 
E themi që vit me fat, për faktin se therandasit janë bërë me trofe për herë të parë në historinë 46 vjeçare të klubit dhe kështu e kanë thyer atë ”mallkimin’ i cili nuk po ju ndahej ndër vite.
 
E filluan me fitimin e Ligës Unike të basketbollit mes Shqipërisë dhe Kosovës i cili poashtu ishte një trofe historik, ngase kjo garë sivjet e bëri debutimin e saj dhe vetë fakti që Ylli është fituesi i parë, sigurisht që është historik dhe unik.
 

Kjo nuk është e tëra, Ylli sivjet e kurorëzoi me fitore finale edhe një ëndërr të kahmotshme të qytetarëve dhe dashamirëve të basketbollit e sportit nga Theranda, shpalljen e klubit si kampion të Kosovës për edicionin 2020/21.

Skuadra e Golden Eagle Yllit është njëra prej klubeve më të vjetra në basketbollin e Kosovës dhe kulmin e sukseseve e ka pasur në këto dy vitet e fundit me një organizim të shkëlqyer.

Natyrisht që ky vit do të jetë motiv i madh për klubin me ngjyrat e përfaqësimit verdhezi, që viteve të ardhshme të vazhdojë edhe më fuqishëm me organizimin e një skuadre kompetitive që synon trofetë.

 

/AsistiOnline.com/ 

 

 

Komentet janë të mbyllura.