GJYSMËFINALEN E NISIN ME HUMBJE
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Dinamo Tbilisit e ka nisur me humbje serinë gjysmëfinale të ”play off”-it në elitën e basketbollit të Gjeorgjisë.
Ekipi tbilisian që drejtohet në pankinë nga trajneri shqiptar nga Shkupi, Mujo Thaçi, është mposhtur ngushtë sot nga Tskhum Apkhazeti 89-82.
Luka Bulashvili me 28 pikë e Mike Edwards me 17 sosh, s’mjaftuan sot për fitoren e Dinamos.
Ndeshja e dytë e kësaj serie, luhet javën që vjen në palestrën e Dinamos në Tbilisi.
Vlen të ceket se Dinamo në çerekfinale e kishte mposhtur skuadrën e Kutatisit që stinorin e rregullt e kishte mbyllur në pozitën e dytë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.