ZYRTARIZOHEN SKUADRAT E ”PLAY OFF”-IT DHE ”PLAY IN”-IT NË NBA
Prishtinë(AsistiOnline) – Me ndeshjet e mbrëmjes që po lëmë pas, ka përfunduar stinori i rregullt i NBA-së që sivjet ishte më i shkurtë se zakonisht për shkak të fillimit me vonesë.
Me përfundimin e sezonit të rregullt, janë përcaktuar edhe 20 skuadrat që do të luftojnë për kurorën e më të mirit në ligën më të fortë të basketbollit në botë:
Skuadrat që arritën ”play off”-in direkt:
Konferenca Lindore
1.Philadelphia 76ers
2.Brooklyn Nets
3.Milwaukee Bucks
4.New York Knicks
5.Atlanta Hawks
6.Miami Heat
Konferenca Perëndimore
1.Utah Jazz
2.Phoenix Suns
3.Denver Nuggets
4.Los Angeles Clippers
5.Dallas Mavericks
6.Portland Trail Blazers
Në fazën ”play in” për të siguruar një vend në ”play off”, do të ndeshen:
Në Lindje: Fituesi i duelit, Boston Celtics – Washington Wizards, do të përballet me Brooklyn Netsin në Play Off, kurse fituesi i duelit, Indiana Pacers – Charlotte Hornets në Play Off do të takohet me Philadelphia 76ers.
Në Perëndim: Fituesi i duelit Los Angeles Lakers – Golden State Warriors, përballet me Phoenix Suns në Play Off, derisa fituesi i duelit Memphis Grizzlies – San Antonio Spurs takohet me Utah Jazz në Play Off.
Duelet e ”play in”-it fillojnë nesër e ”play off” starton më datën 22 të këtij muaji.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.