Basketboll

MUJA ME DINAMON BARAZOJNË SERINË GJYSMËFINALE NË GJEORGJI

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Dinamo Tbilisit e ka barazuar serinë gjysmëfinale të ”play off”-it në elitën gjeorgjiane të basketbollit.

Të drejtuar nga trajneri shqiptar nga Shkupi, Muhammed Thaçi, tbilisianët mposhtën në ndeshjen e dytë gjysmfinale ekipin e Tskhum-Apkhazeti me rezultat të ngushtë 70-68, duke ju revanshuar kështu për disfatën e dy ditëve më parë.

Individët më të dalluar në fitoren e ekipit të Mujës sot ishin: Bulashvili me 14 pikë e Darbaidze me 13 sosh

Me këtë triumf të Dinamo Tbilisit, seria gjysmëfinale barazohet në 1-1 dhe ndeshja e tretë luhet pas dy ditëve.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.