Basketboll

PARAQITJET BRAVOROZE TË EDONIT S’MJAFTUAN, PARNU ELIMINOHET NË FINALE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Parnus është eliminuar nga finalja e elitës estoneze.

Ekipi në të cilin sivjet u paraqit në mënyrë bravoroze, kosovari Edon Maxhuni ka pësuar në ndeshjen e tretë rresht të serisë finale nga Kalev/Cramo me rezultat 70-96 (3-1).

Maxhuni edhe në këtë duel pati paraqitje spektakolare në aspektin individual me 26 pikë, 5 asiste e 4 kërcime, por nuk pati aspak përkrahje nga bashkëlojtarët e tij, që ishin tërësisht jashtë elementeve të basketbollit në këtë seri finale dhe në fund u eliminuan.

Vlen të ceket se sipas të gjitha gjasave, Edonin në stinorin e ardhshëm do ta shohim në një ekip të madh evropian, pasiqë ofertat në drejtim të tij tashmë kanë vërshuar.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.