Basketboll

LEBRON JAMES ËSHTË HEROI, LAKERS FITOJNË NË ÇASTET VENDIMTARE

Prishtinë(AsistiOnline) – Me tri pikëshin më të rëndësishëm këtë sezon, LeBron James i dhuroi fitoren LA Lakers ndaj Golden State Warriors me rezultat 103-100 duke u kualifikuar në fazën “Play Off” si vendi i shtatë nga perëndimi.

Me triple double numër 7 në këtë sezon, James në 60 sekondat e fundit, me treshe nga një distancë e largët i dha tri pikë avantazh Lakersave kur rezultati deri në ato momente ishte i barabartë 100-100.

James natën e mbylli me 22 pikë, 11 kërcime e 10 asistime ndërsa përkrahu i qëndroi me double double Anthony Davis me 25 pikë e 12 kërcime.

Te Ëarriors nuk mjaftuan 37 pikët e Stephen Curryt për të arritur kualifikimin që në ndeshjen e parë si vendi i shtatë në perëndim. Tani djelmoshat e Steve Kerr do të sfidohen nga Memphisi që mposhtën San Antonio Spurs.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=OPtg9TW33lc

Komentet janë të mbyllura.