DUELI I DY SKUADRAVE TË FUNDIT
Prishtinë (AsistiOnline) – Ditën e sotme, luhet dueli i dy rivalëve të fundit në tabelë, në elitën e Basketbollit tonë.
Me fillim nga ora, 14:00, AFK Borea e pret në Pejë, Lipjanin që në stinorin pranverorë po zhvillon ndeshje tejet të bukura për syrin e publikut.
Realisht, kjo do të jetë më shumë ndeshje revyale, për faktin se të dyja ekipet e kanë kuptuar fatin e tyre, tashmë. Borea do të jetë në Ligën e parë, nga stinori i ri, përderisa Lipjani do ta kërkojë mbetjen në Superligë, përmes Play Out-it.
Kjo ndeshje, transmetohen në ArtMotion. Platformën televizive, që po bën revolucion në Basketbollin Kosovar.
Komentet janë të mbyllura.