LUKA ME SHIFRAT MAGJIKE, DALLASI FITON NË HAPJE PLAY OFF-IT
Prishtinë(AsistiOnline) – Dallas Mavericks e ka nisur me fitore, play off-in e NBA-së sonte.
Të prirë nga fantastiku slloven, Luka Doncic, Mavs triumfuan ndaj favoritit në letër, Clippersit me rezultat të përgjithshëm 103-113.
Doncic realizoi triple-double’in e rradhës në këtë sezon me 31 pikë, 11 asiste e 10 kërcime i ndihmuar edhe nga Tim Hardaway me 21 pikë.
Te Clippers s’mjaftuan për fitore, Kawhi Leonard me 26 pikë e 10 kërcime e as Paul George me 23 pikë.
Dallasi e rrëmben avantazhin e serisë çerekfinale në 1-0 ndaj Clippers, përderisa ekipi që arrin katër fitore kualifikohet në gjysmëfinale të Konferencës Lindore në NBA.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.