Basketboll

BUDUQNOSTI FITON TRILLERIN NDAJ ZVEZDËS, KAMPIONI I ABA LIGËS VENDOSET NË BEOGRAD

Prishtinë(AsistiOnline) – Buduqnosti i Podgoricës e ka barazuar serinë finale të ABA Ligës ndaj Zvezdës në 2-2 me ndeshje.

Malazezët kanë fituar me shumë mund ndaj serbëve me rezultat maksimalisht të ngushtë 81-80.

Zvezda e kishte avantazhin në pjesën kryesore të takimit, por përmbysja e madhe e Buduqnostit erdhi tek në 5 minutat e fundit të duelit, kur të besuarit e Dejan Milojevicit ngushtuan maksimalisht rezultatin dhe me njërën nga dy gjuajtjet e lira të Justin Cobbsit e fituan ndeshjen e në sekondin e fundit, Dejan Davidovac kishte rastin t’ia fitonte Zvezdës ndeshjen, por dështoi nga tentimi për tre.

Justin Cobbs me 22 pikë, ishte më i disponuari te Buduqnosti për fitore sonte, i ndihmuar edhe nga Luka Mitrovic me 13 pikë, Nikola Ivanovic me 11 e Zoran Nikolic me 10, ky i fundit me disa shënime tejet vendimtare në fund.

Te Zvezda s’mjaftuan për fitore, Jordayn Loyd me 23 pikë e as Ognjen Dobriq me 13 sosh.

Tash seria finale e ABA Ligës barazohet në 2-2 e fituesi i kësaj gare prestigjioze vendoset në Beograd pas dy ditëve.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.