Basketboll

FANTASTIKE: KOSOVA DEBUTON ME FITORE NË GARAT NDËRKOMBËTARE

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A në konkurencën e femrave e ka nisur në mënyrë fantastike, debutimin e saj në garat ndërkombëtare.

Në Evropianin për shtetet e vogla të organizuar nga FIBA, vashat kosovare kanë triumfuar në ndeshjen e parë ndaj Qipros me rezultat 68-70.

Ndeshja ishte shumë e ngushtë gjatë tërë kohës e fitoren ekipit të Kosovës i’a siguroi trepikëshi i amerikanes së natyralizuar, Alexis Tolefree 2 sekonda para fundit të ndeshjes.

Basketbollistet më të dalluara në këtë triumf historik të Kosovës sot ishin: Alexis Tolefree me 22 pikë e 8 kërcime, Saranda Daci me 16 pikë e 15 kërcime, Arbnore Përçuku arriti poashtu pikë dyshifrore(13), derisa Era Shatri pati 8, Irma Konjusha 6, Enisa Kamerolli 3 e Aulona Muhadri 2 sosh.

Te Qipro s’mjaftuan assesi për fitore, Stavroula Koniali me 24 pikë e Eleni Pilakouta me 14 sosh.

E themi edhe njëherë se kjo është fitore historike për Kosovën, ngase vashat tona sonte debutuan në garat ndërkombëtare dhe ky triumf do të hyjë në analet e basketbollit kosovar femëror.

Në ndeshjen e dytë, vashat kosovare do të takohen nesër me Luksemburgun nga ora 18:00.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.