Basketboll

MESHKUJT E KOSOVËS U-20 SONTE KUNDËR HUNGARISË

Kosova U20 në konkurrencën e meshkujve sot do të përballet me Hungarinë nga ora 19:30 në kuadër të FIBA U20 European Challengers, sfidë që zhvillohet në Sopron të Hungarisë.

Basketbollistët e Kosovës në ndeshjen e parë pësuan nga Bjellorusia me rezultat 101:60, ndërsa Hungaria fitoi sfidën e parë ndaj Sllovakisë me rezultat 79:74. Takimi tjetër i këtij grupi do të zhvillohet mes Sllovakisë dhe Bjellorusisë nga ora 15:00.

Kosova U20 ndeshjen e tretë dhe të fundit në grupe, do ta kenë ndaj Sllovakisë, të enjten nga ora 18:00.

/FBK/

Komentet janë të mbyllura.