Basketboll

KOSOVA U18 E FILLON ME FITORE TË THELLË NDAJ SHQIPËRISË

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U18 te meshkujt e ka nisur me fitore të thellë European Challengersin në Tiranë.

Djelmoshat e rinjë dardanë arritën triumf tejet të thellë ndaj ekipit shqiptar dhe me rezultat final 85-62.

Ndeshja nuk kishte ndonjë histori interesante me Kosovën që e dominoi nga fillimi e deri në fund dhe me meritë arriti fitore.

Te Kosova në fitore sonte luajtën të gjithë lojtarët, derisa u dalluan: Visar Ejupi me 28 pikë, Anes Gashi me 11, Hajriz Hazeri e Bardh Istrefi me nga 8, si dhe Dardan Maxharraj me 7 pikë.

Te Shqipëria u dalluan, Andri Jareci me 13 pikë, si dhe Martin Krypçi e Tedi Lluka me nga 10 sosh.

Në ndeshjen e ardhshme, Kosova takohet me Moldavinë me 5 gusht nga ora 19:00.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.