KOSOVA DEMOLON MOLDAVINË, KALON NË GJYSMËFINALE
Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U18 te meshkujt e ka arritur fitoren e dytë rresht në European Challengersin që po mbahet në Tiranë.
Djelmoshat nga Kosova kanë mposhtur Moldavinë me rezultat tepër të thellë 45-108 dhe kanë mbyllur fazën grupore në pozitën e parë me 2 fitore nga 2 ndeshje.
Te Kosova në fitore sot u dalluan dy mitrovicasit, Anes Gashi me 16 pikë, 5 kërcime e 4 asiste e Rinol Gashi me 15 pikë, si dhe Albatrit Syla e Bardhi Istrefi që shtuan nga 12 pikë.
Te moldavët pikë dyshifrore arriti vetëm Stefan Florea me gjithsejt 10 pikë.
Kosova në gjysmëfinale do të ndeshen me vendin e dytë të Grupit G e që është Andorra.
Ndeshjet gjysmëfinale dhe ato për pozitat 5-7 do të zhvillohen gjatë fundjavës në kryeqytetin shqiptar.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.