Basketboll

EKSKLUZIVE: KËTO JANË DY PËRFORCIMET E PARA TË HUAJA TË BASHKIMIT (F)

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit në konkurencën e femrave duket se i ka kompletuar transferet e para të huaja për edicionin e ri.

AsistiOnline.com ka mësuar se prizrenasit kanë nënshkruajtur me dy lojtaret e para të huaja, amerikanet Takyra Gilbert dhe Janae Barnes.

Takyra Gilbert luan në pozitat 2-3 dhe është e gjatë 1.65 centimetra e në edicionin e fundit ka luajtur për skuadrën amerikanes, ”Los Angeles”.

Derisa, Janae Barnes e cila luan në pozitën e organizatores është e gjatë 1.83 centimetra e në edicionin e fundit ishte pjesë e ekipit, ”Hollywood Wonder”.

Këto janë vetëm risitë e para të Bashkimit për edicionin e ri. Ekipi prizrenas edicionin e kaluar fitoi Superkupën e poashtu arriti në finale të Kupës e kampionatit.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.