VËLLAZNIMI PRITET TË VAZHDOJË BASHKËPUNIMIN ME KËTA LOJTARË
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Vëllaznimit para pak ditëve e konfirmoi qëndrimin në Ligën e parë për edicionin e ri.
Por, gjakovarët pritet që të konsolidohen shpejtë dhe të synojnë përsëri inkuadrimin në elitë.
AsistiOnline.com ka arritur të mësojë se Vëllaznimi pritet të rinovojë kontratat me basketbollistët nga edicioni i kaluar, Atik Koshi, Driton Rraci e Kreshnik Avdija, derisa në klub mund të kthehet edhe Rroni Koshi.
Ne ditë më parë ju informuam ekskuzivisht edhe për arritjen e marrëveshjes së Vëllaznimit me qendrën mitrovicase, Besnik Azemi.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.