ZYRTARIZOHET PËRFORCIMI I TRETË I HUAJ I RAHOVECIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit e ka zyrtarizuar sot përforcimin e tretë të huaj.
‘Vreshtarët’ kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me amerikanin, Wes Alcegaire” i cili luan në pozitën 3.
26 vjeçari me dy nënshtetësi në stinorin e fundit që ka qenë aktiv(2019/20) ka mbrojtur ngjyrat e ekipit nga Sllovakia, Inter Bratisllava me të cilët përpos ligës kombëtare ka luajtur në Champions League dhe FIBA Europe Cup.
Mesataren më të mirës Alcegaire e ka pasur në ligën kombëtare sllovake me 8 pikë, 3.6 kërcime e 0.8 asiste për ndeshje.
Përpos Sllovakisë, Alcegarie në Evropë ka luajtur edhe në Bosnje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.