Basketboll

EKSKLUZIVE: ASNJË APLIKIM PËR ”WILD CARD”, VËLLAZNIMI NË LIGËN E PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Përkundër që ishte hapur konkurs nga Federata e Basketbollit të Kosovës për anëtarin e nëntë të Superligës, asnjë ekip nuk ka aplikuar për të.

Skuadra e Vëllaznimit kishte shfaqur interesim për rikthim në elitë dhe me kërkesën e tyre ishte hapur konkursi, por drejtuesve të klubit kuqezi nuk ju ka pëlqyer fakti që ndaj tyre është aplikuar opsioni me ”Wild Card” dhe nuk kanë aplikuar fare.

Ditën e djeshme në ora 16:00 është mbyllur afati i paraparë për të aplikuar nga skuadrat për Superligë, derisa AsistiOnline.com ka mësuar se Vëllaznimi edhe zyrtarisht e ka njoftuar FBK-në se në edicionin e ri do të luajë në Ligën e parë.

Sa i përket konkursit për ”Wild Card”, FBK-ja nuk ka pranuar asnjë aplikim dhe e ka shpallur të mbyllur këtë konkurs.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.