Basketboll

PENZA MBYLL ROSTERIN ME LOJTARE TË HUAJ NGA ELITA LITUANEZE!

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Penzës që sivjet do të bëjë gara në tri fronte e ka kompletuar rosterin për edicionin e ri të garave.

Drejtuesit e klubit pejan kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me një qendër amerikane.

Ionna McKenzie e gjatë 188 centimetra i ka përforcuar rradhët e vashave pejane. Ajo në edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së njohur lituaneze, ”Neptunas” tek e cila në 21 ndeshje luajti me mesatare prej 5.5 pikëve e 8.3 kërcimeve për ndeshje.

Basketbollistja në fjalë përpos Neptunas në Evropë ka përvojë edhe në Premierligën e Australisë me Woodville Warriors dhe në SHBA për katër vite rresht ka qenë pjesë e kolegjit, ”Texas Tech” nga NCAA.

Kjo basketbolliste cilësore e mbyll rosterin e transfereve te Penza që sivjet synon mbrojtjen e titullit në Kosovë dhe fitimin e Ligës Unike.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.