Basketboll

TREPÇA FITON DERBIN NDAJ PEJËS, MBETET SKUADRA E VETME PA HUMBJE!

Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça e ka fituar përballjen kryesore të xhiros së katërt në Art Motion Superligën e Kosovës.

Mitrovicasit kanë triumfuar ndaj Pejës në ”Minatori” me rezultat tejet të thellë 83-66.

Ishe kjo një ndeshje tejet interesante dhe me të drejtë e arsyetoi derbin e xhiros, pasiqë çereku i parë u mbyll baraz e në të dytin pak më e mirë u tregua Trepça(22-15) dhe shkoi në pushim mes pjesëve me rezultat 41-34.

Në pjesën e dytë, vazhdoi loja e ngushtë mes skuadrave me Pejën që fitoi minimalisht çerekun e tretë(20-21). Derisa, Trepça shpejtë u rikthye te loja e mirë e çerekut të dytë dhe në periodën finale shpërtheu me 22-11, për ta vendosur fituesin e përballjes.

Pesë basketbollistë arritën pikë dyshifrore për fitoren e Trepçës sonte, Drilon Hajrizi(17), Gerald Blackshear(15) e Samir Zekiqi(15), Andrew Gordon(13) e Ty Cockfield(11).

Te Peja sonte s’mjaftuan për fitore, Dardan Berisha(14) e Arian Qallaku(14), Stephen Maxwell(13), Henrik Shirko(11) e Erdem Ilter(10).

Pas xhiros së katërt, Trepça tash i prin renditjes tabelare si e vetme me 8 pikë dhe 4 fitore nga po aq ndeshje, si skuadra e vetme pa humbje në Superligën tonë. Peja mbetet si e dyta me 7 pikë, tri fitore e 1 humbje.

Në xhiron e pestë, Trepça i shkon Rahovecit e Peja e pret Prizrenin 16.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.