Basketboll

PRISHTINA MPOSHT PENZËN DHE MBETET E VETME NË KRYE

Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Prishtina e ka fituar derbin e Superligës së Femrave ndaj Penzës në ”Karagaç”.

Vashat prishtinase kanë triumfuar si mysafire ndaj atyre pejane me rezultat 56-70.

Ishte kjo një ndeshje të cilën e kontrolloi nga fillimi e deri në fund skuadra e Prishtinës, duke fituar fillimisht dy perioda të para të duelit(9-15, 16-23).

Derisa në pjesën e dytë u zhvillua duel më i baraspeshuar(18-18, 13-14), por mysafiret e kontrolluan mirë ndeshjen dhe triumfuan me meritë.

Sarah Mgbeike me 28 pikë e 17 kërcime, ishte individja më e dalluar te prishtinaset sonte e ndihmuar edhe nga Aisia Robertson me 14 e Arbnore Përçuku me 13 sosh.

Te Penza, Rael Whitsitt pati 16 pikë e 22 kërcime dhe Jeta Zeka me 13 pikë.

Pas xhiros së pestë në elitën e femrave, Prishtina mbetet e vetme në krye me 10 pikë dhe të gjitha fitore, pasuar nga Penza në pozitën e dytë me 9 pikë, 4 fitore e 1 humbje.

Në javën e ardhshme, Penza e pret Trepçën e Prishtina i shkon Kastriotit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.