PENZA ME FITORE RUTINORE NDAJ VËLLAZNIMIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Penza ka arritur fitore rutinore në xhiron e gjashtë të Superligës së Femrave, kësaj rradhe ndaj Vëllaznimit.
Vashat pejane mposhtën ato të Vëllaznimit në Gjakovë e me rezultat tejet të thellë 55-109.
Ndeshja nuk kishte ndonjë historik të veçantë me Penzën që fitoi të gjitha periodat(19-33, 13-20, 6-24, 17-32).
Pothuajse i gjithë ekipi i Penzës shënoi pikë në këtë fitore, përpos Diedona Halitajt e më të dalluarat ishin, Rael Whitsitt me 29 pikë, 29 kërcime, 10 asiste, 6 vjedhje topash e 1 bllokadë, Valbona Bytyqi me 27 pikë, Melita Luci me 15 e Jeta Zeka me 12 sosh.
Te Vëllaznimi pikë dyshifrore arritën, Kendra Williams me 16 e Rina Hoda me 14 sosh.
Pas xhiros së gjashtë, Penza vazhdon ndjekjen e kreut të tabelës me 13 pikë në vendin e dytë, 6 fitore e vetëm 1 humbje. Derisa, Vëllaznimi që gjendet i 4-ti me 9 pikë, pësoi disfatën e pestë, karshi 2 fitoreve.
Në xhiron e ardhshme, Penza e pret Bashkimin në derbin e xhiros e Vëllaznimi i shkon Prishtinës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.