KBF PRISHTINA FITON DHE RIKTHEHET NË KRYE
Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Prishtina e ka arritur fitoren e shtatë rresht në Superligën e Femrave.
Vashat kryeqytetase kanë triumfuar në udhëtim te Trepça me rezultatin final 56-72.
Ishte kjo një fitore jo fortë e lehtë për prishtinaset edhe pse në pjesën e parë e kishin avantazhin tejet të thellë, por e dyta me dy çerekët e fituar i takoi Trepçës, por jo mjaftueshëm sa për fitore shkaku i deficitit të thellë në pjesën e parë.
Pesë lojtare arritën pikë dyshifrore në fitoren e Prishtinës sot, Diellza Dekaj(15), Agnesa Rrahmani(13), Marigona Rushiti e Sarah Mgbeike me nga 11 dhe Sumeja Kosumi që shtoi 10 sosh.
Te Trepça vetëm amerikanja Tasharra Jeffries kishte pikë dyshifrore, gjithsejt 33 sosh.
Pas xhiros së shtatë, KBF Prishtina e ruan lidershipin me 7 fitore nga po aq ndeshje dhe 14 pikë në total, derisa Trepça mbetet e parafundit me 8 pikë, 1 fitore, 5 humbje e 1 ndeshje më pak.
Në xhiron e ardhshme, Prishtina e pret Vëllaznimin e Trepça i shkon Kastriotit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.