KAPITENI I KOSOVËS NGA BERGENI PRONONCOHET PËR ASISTIN [VIDEO]
Prishtinë(AsistiOnline) – Para përballjes së Kosovës me Norvegjinë, ekskluzivisht nga atje për Asistin është prononcuar edhe kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha.
Ai ka thënë se ndihet shumë mirë edhe pse kishte pak telashe me një lëndim, por që për nesër janë gati dhe do të japin 100% për të fituar duke aluduar edhe në përkrahjen edhe bashkëatdhetarëve që jetojnë në Norvegji.
”Ndihem shumë mirë, në fakt kam ushtruar normal me gjithë ekipin. Jemi gati për nesër do ta jap 100% që të fitojmë këtë ndeshje shumë me rëndësi për neve. Shpresoj njejtë që tifozët, Dardanët këtu që janë në Norvegji do të vinë që të na përkrahin dhe sigurisht që do na japin një motiv shtesë për të fituar. Atmosfera në ekip është shumë e mirë, shpresoj në një ndeshje shumë të fortë dhe besoj që do të dalim me fitore dhe të llogarisim për ndeshjen e rradhës që pastaj e kemi në Prishtinë, të cilën shpresoj që prapë tifozët do të vinë dhe të na përkrahin, çka është shumë me rëndësi për neve”, potencoi Berisha.
Se çfarë tha në detaje ai, ndiqeni videon e mëposhtme:
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.