Basketboll

KBF BASHKIMI E NISË MBARË UNIKEN ME FITORE TË THELLË NDAJ PARTIZANIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit e ka nisur mbarë edicionin historik të Ligës Unike të basketbollis mes Kosovës dhe Shqipërisë te femrat.

Edhe pse nuk e kishin pritur kaq lehtë, vashat prizrenase kanë arritur fitore të thellë ndaj Partizanit të Tiranës me rezultat përfundimtar 94-53.

Sikurse ndeshja mes Tiranës e Prishtinës, as kjo nuk kishte ndonjë histori me Bashkimin që e dominoi nga fillimi e deri në fund sfidën(28-16, 22-13, 26-13, 18-11), duke arritur fitore plotësisht të merituar.

Katër basketbolliste arritën pikë dyshifrore në këtë fitore te Bashkimi sonte, përfshirë edhe dy amerikanet e sapo-transferuara, Christina Ellis(21), Chervelle Cox(21), Janelle Porter(16) dhe Sara Vraniqi(11).

Derisa te Partizani lojë të mirë shfaqën, Aida Palko me 23 pikë e 8 kërcime dhe Xhulia Velias me 13 pikë, 8 kërcime e 5 asiste.

Në xhiron e ardhshme, Bashkimi luan në udhëtim te Tirana e Partizani e pret Flamurtarin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.